Lajmet e fundit
Nëna e Sergio Ramos ka mohuar largimin e mundshëm nga Real Madrid të të birit.

Sergio Ramos nuk do të largohet nga Real Madrid.
Këto spekulime i ka mohuar nëna e futbollistit që për La Sexta ka thënë se i biri nuk do të largohet nga Madridi.
E pyetur nga gazetari a do të vazhdojë në Madrid i biri, ajo me buzëqeshje mohoi largimin e e tij nga klubi mbretëror.
“Ai nuk largohet. Real Madridi është mbi të gjitha”.
“Ramos e do Spanjën”.
Deklaratat e nënës së Ramos erdhën një ditë pasi të përditshmet angleze dhanë lajmin se spanjolli dëshiron të largohet nga ‘Los Blancos’ në drejtim të Manchester United.