Lajmet e fundit

Qendërmbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos do të shikojë ndeshjen e klubit të tij kundër CSKA Moskës në tribuna, pasi trajneri i tij ka konfirmuar se nuk do të paraqitet në këtë ndeshje, transmeton Klan Kosova.
Kjo për shkak se sipas këtij të fundit, Ramos ka nevojë për pushim
Kapiteni i galaktikave pati një problem gjatë ndeshjes kundër Atletico Madrid dhe u la jashtë listës për të udhëtuar në Moskë.
Por, derisa Gareth Bale, Isco dhe Marcelo janë të gjithë të padisponueshëm shkak i lëndimit, mungesa e Ramosit është thjesht për të ruajtur aftësinë e tij për sezonin përpara.