Lajmet e fundit
Sergio Ramos duke kujtuar penaltinë ndaj Portugalisë në gjysmëfinale të Euro 2012, ka thënë se nuk do të kthehej në Spanjë po të mos shënonte.

Të shtunën bëhen tre vite që nga penaltia në stilin ‘panenka’ e Sergio Ramos në gjysmëfinale të Euro 2012. Atë ditë, me atë gol, Ramos lau të gjitha gabimet e tij në karrierë.
Më 25 prill të po atij viti, Ramos gjuajti në tribuna po nga penaltia, në ndeshjen gjysmëfinale mes Real Madrid dhe Bayern Munchen, në Champions League.
Mbrojtësi i lindur në Sevilla tha se ishin vetëm Navas e Albiol që e dinin se ai do të gjuante në atë mënyrë. Ramos i kishte thënë Albiolit se “do të gjuante lehtë në mes me parabolë”, ndërsa Albiol i ishte përgjigjur “ke dalë mendsh”.
“Ishte diçka që kishte kohë që doja ta bëja dhe mendova se ai ishte moment i duhur. Falë Zotit shënova, sepse ndryshe nuk do të mund të kthehesha në Spanjë”, tha zëvendëskapiteni i mbretërve.
Ndeshja që përfundoi pas ekzekutimit të penaltive i siguroi Spanjës një vend në finale, në të cilën mposhti Italinë, duke e deklasuar me si me rezultat ashtu edhe me lojë.