Lajmet e fundit

Sergio Ramos ftoi disa shokë për ta shijuar dritën e diellit në mesditën e së dielës, përfshirë këtu edhe bashkëlojtarët e tij në Real Madrid, Lucas Vasquez e Luka Modric, por mes atij relaksi ai gjeti kohë që t'i "trazojë" rivalët e tij të përbetuar: Barcelonën.
Ai e kishte postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, me mbishkrimin “E diela në diell. Drekë e këndshme e rrethuar me njerëz realë’.
Por ishte një nga “hashtagët” e tij në mbishkrim që la të nënkuptonte se Ramos i ishte gëzuar së tepërmi humbjes së Barcelonës nga Malaga të shtunën mbrëma.
Në “hashtag” ai kishte shkruar “rezultate që të kënaqin”, duke përfshirë këtu edhe fitoren e Malagës ndaj Barcelonës e që ishte rezultati që e ka kënaqur më së shumti spanjollin, duke marrë parasysh vetëm një pikë që mbreterit arritën ta marrin ndaj Atletico Madrid në Bernabeu.
https://www.instagram.com/p/BSq75iIj1Ww/?taken-by=sr4oficial