Lajmet e fundit

Real Madrid ka mposhtur të shtunën Malaga-n, por që ata ende u fishkëlluan nga tifozët e tyre, e bezdinë më të madhe e kishin me Sergio Ramos.
Kapiteni i Los Blancos ka thirrur ata që të jenë më mbështetës të liderit të La Liga.
Ishte pikërisht Ramos ai që shënoi dy herë brenda dhjetë minutave në pjesën e parë, për të arritur fitore në Bernabeu.
“E kam thënë çdo herë se ne kurrë nuk mund të ndryshojmë në Bernabeu”.
“Kam kaluar shumë vite këtu, si Marcelo që tha pas ndeshjes në kupë, se të gjithë futbollistët e mëdhenj janë fishkëlluar në një moment”.
“Kjo është një thirrje që i bëhet ekipit për tu ngritur e dhënë përgjigje”, ka thënë Ramos.
Ai ka thënë se në momente të vështira ata kanë nevojë që tifozët të qëndrojnë prapa tyre, jo t’i godasin ata kur janë për toke./Klan Kosova/