Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Los Blancos ka thënë se raportet me menaxherinjanë të mira, pasi dyshja kritikoi njëri-tjetrin në përfundim të ndeshjes me Atletico Madridin.

Sergio Ramos ka insistuar se kapitulli i mosmarrëveshjeve me menaxherin Rafa Benitez është i mbyllur tashmë.
Mbrojtësi spanjoll qe kritikuar nga Benitez pasi u dha një penalti kundërshtarëve, ndërsa ai qe përgjigjur duke kritikuar ndërrimet e bëra nga strategu.
Megjithatë, pas barazimit pa gola me Paris Saint-Germainin, Ramos ka thënë se ai nuk ka probleme me ish-shefin e Liverpoolit.
“Çdo gjë është në rregull në raportet tona”.
“Unë kam mendimin tim, ai ka të tijin, por në fund kjo e ka përmirësuar raportin tonë”.
“Në fund, lojtarët dhe trajneri duhet të flasin – kjo është mënyra për të përmirësuar raportet. Gjithçka është në rregull”.