Lajmet e fundit
Real Madrid e ka blinduar qendëmbrojtësin duke u marrë vesh për zgjatje kontrate deri në vitin 2020, shoqëruar me përmirësim të kushteve të pagesës.

Los Blancos kanë arritur marrëveshje me reprezentuesin spanjoll, e cila do të bëhet zyrtare para fillimi të sezonit të ri të La Ligas.
Marrëveshja u jep fund spekulimeve që e quanin të papërmirësueshme marrëdhënien e lojtarit me klubin. Dy palët u duk sikur nuk kanë pika afrimi, por mbrojtësi mbajti dy takime sy më sy, të parin me Jose Angel Sanchez dhe pastaj me Florentino Perez, gjatë turit në Kinë, të cilat afruan qëndrimet e palëve dhe çuar në një përmbushje të kërkesave të lojtarit.
Marrëveshja e Ramos skadonte në vitin 2017, por vazhdimi deri në vitin 2020, do t’i mundësojë mbrojtësit që të përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu, siç ka thënë se do.
Ajo poashtu i garanton rritje rroge, e cila tashmë kap shifrën 9 milionë euro pas taksimit, plus shtesa në vlerë 1,5 milionë euro, nga të cilat 0,5 milionë euro varen nga ndeshjet dhe 1 milionë euro nga trofetë e fituar.
Kështu, Real Madrid siguroi shërbimet e njeriut që në njëfarë mënyre i siguroi ‘La Deciman’ dhe kapitenit të klubit, pas largimit të Iker Casillas.