Lajmet e fundit
"Do të tentojmë të fitojmë pikë në maksimum sepse me diferencën në pikë dhe me Barcelonën që s’po gabon shpesh, mund ta na kushtojë titulli. Besoj që kemi ende gjasa”

Sergio Ramos ka thënë se beson që Real Madrid ende ka gjasë për ta fituar titullin e këtij edicionit të La Liga.
Los Blancos janë tetë pikë prapa Barcelona, që renditet e para, pasi në fundjavë befasisht humbën ndeshjen ndaj Girona.
Por kapiteni Ramos ka thënë se kanë ende gjasa për të triumfuar, veçse duhet kujdes i madh, pasi Barça është duke bërë gabime minimale.
“Është e vërtetë se disponimi nuk është i mirë, sepse ne jemi një klub që nuk jemi mësuar t’i humbim shumë ndeshje”.
“Por nuk është hera e parë që gjendemi tetë pikë mbrapa, por duhet të mësojmë nga gabimet në mënyrë që mos t’i përsërisim".
"Do të tentojmë të fitojmë pikë në maksimum sepse me diferencën në pikë dhe me Barcelonën që s’po gabon shpesh, mund ta na kushtojë titulli. Besoj që kemi ende gjasa”.