Lajmet e fundit

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka thënë se është mahnitur me vendimin e bashkëlojtarit, Isco për të qëndruar.
Isco ka qenë i lidhur me një kalim te Tottenham Hotspur ose Malaga në ditën e fundit të afatit kalimtar. Por që 24 vjeçari përfundoi duke mbetur në Premiera Division.
“Është lajm i madh se Isco do të qëndrojë dhe kjo më bën të lumtur.”
“E dimë se çfarë lloj lojtari është ai, çka është i aftë të bëjë. Ai i jep shumë ekipit”, ka thënë Ramos, transmeton Klan Kosova.