Lajmet e fundit
Kapiteni i Los Blancos e di pse fansat i vërshëllyen portugezit, që ishte heroi i tyre në Ligën e Kampionëve

Sergio Ramos ka thënë se i kupton vërshëllimat e drejtuara kah Cristiano Ronaldo, por beson se fansat duhet të mendojnë më shumë para veprimeve.
Ronaldo u vërshëllye para se të shënonte tregolëshin që e çoi Real Madrid në gjysmëfinale, në fitoren 4-2, në Santiago Bernabeu.
Ramos ka thënë se kërkesat e tifozëve e kanë bërë të kuptojë pse Ronaldo u vërshëllye.
"I kuptoj të dy palët. Cristiano është lojtar që gjithmonë jep maksimumin. Normalisht që edhe ai mund të ketë ndeshje jo të mira".
"Por njerëzit duhet të mendojnë më shumë. Megjithatë, Bernabeu ka qenë i tillë me të gjithë. Është e zorshme të kesh sukses këtu".