Lajmet e fundit
Klubi ka vendosur të mos i paguaj 10 milionë euro në vit qendërmbrojtësit duke lënë kështu të hapur mundësinë e largimit të tij nga Santiago Bernabeu.

Real Madrid është në dijeni se situtata e krijuar me Sergio Ramos ka arritur pikën kritike.
Të dy palët kanë shkëmbyer sulme përmes palëve të treat duke lënë plagë që vështirë shërohen.
Florentino Perez e di se ai nuk mund ta përmbushë kërkesën e Ramos për pagesë vjetore prej 10 milionë dollarëve pas pagesës së taksave. Mesut Ozil dhe Angel Di Maria u tranferuan në Arsenal, respektivisht Manchester United, për shkaqe të ngjashme. Të dy tashmë përfitojnë rreth 8 milionë euro në vit, goxha më shumë se ajo që iu ishte ofruar në Bernabeu.
Mosmarrëveshjet e Ramos me Real Madridin datojnë që nga koha kur shef i pankinës ishte Jose Mourinho. Presidenti nuk ishte pajtuar me konfliktet që Ramos kishte me atëherë trajnerin e mbretërve dhe me ultimatumin e dhënë, që nëse nuk largohet Mou, skuadra do të rebelohej.
Të gjitha këto kanë mbjellë farën e asaj që tani është bërë një konfikt i madh. Për më shumë, Perez nuk e pëlqen egocentrizmin që ai mendon se Ramos ka dhe ka kritikuar qendërmbrojtësin për mospërpjekjen në dhënien e ndihmës për tu ambientuar Gareth Bale.
Mbi këto është ndërtuar spekulimi se më shumë se për gjithçka tjetër, drejtuesit në Bernabeu janë të shqetësuar që mbrojtësi ka 2 vite të mbetura në kontratë dhe klauzolë lirimi në vlerë 200 milionë euro.
Megjithatë, nga sa duket, spanjolli është duke ndjekur rrugën e Ozil dhe Di Maria.