Lajmet e fundit
Mbrojtësi francez ka thënë se kapiteni i Real Madrid ështëmë i miri i këtij sporti, para Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Cristiano Ronaldo mund të ketë fituar të katërtin Top të Artë për këtë vit, por Adil Rami beson se bashkëlojtari i tij, Sergio Ramos, është më i miri në botë.
Spanjolli ishte në listën e ngushtë të futbollistëve për të marrë këtë cmim.
30 vjecari ka qenë jetik për Real Madrid në edicionit e fundit, në dy finale të Ligës së Kampionëve, në Kupën e Botës për klube, dhe në ndeshjet ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelona.
Ndaj Rami ka thënë se për bindjen e tij Ramos është futbollisti më i mirë në botë.
"Sergio Ramos është më i miri në botë. Pa kurrfarë dyshimi".
"Është e jashtëzakonshme ta shohësh tek luan".
"Përvec që është vendimtar në mbrojtje, ai shënon edhe një numër të madh golash".