Lajmet e fundit

Sergio Ramos nuk dëshiron që Real Madridi ta transferojë portierin e Romës, Alisson.
Në vend të tij, kapiteni i kampionëve në fuqi të botës e do gardianin e Chelsea-s, Thibaut Courtois, sipas raportimit nga Diario Gol.
Ylli i Chelsea-s është lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu” për disa kohë, duke mos e fshehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Spanjë, andaj belgu mund të jetë në lëvizje gjatë këtij afati kalimtar.