Lajmet e fundit
Qendërmbrojtësi i Los Blancos ishte i lidhur me një kalim në Old Trafford verën e shkuar, para se ta zgjaste kontratën me gjigantin spanjoll.

Sergio Ramos e ka pranuar se e ka shqyrtuar mundësinë e transferimit tek Manchester United.
Por transferimi tek Djajtë e Kuq, që synonin të shfrytëzonin raportet jo të mira të lojtarët me skuadrën, dështoi.
Kapiteni tani e ka pranauar se e kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit në Old Trafford.
“Kishte një ofertë nga Manchester United”.
“E kam shqyrtuar mundësinë e transferimit atje, por Reali ishte prioriteti im”.
“Shumë klube të mëdha kanë shprehur interesim, por zemra ime ishte me këtë klub dhe me këta fansa”.