Lajmet e fundit
Kapiteni i skuadrës nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e së martës mbrëma ndaj Paris Saint-Germainit, por sidoqoftë rezultati ishte i favorshëm.

Sergio Ramos ka kërkuar nga skuadra që të ndeshje si ajo e së martës mbrëma ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve të mos përsëriten.
Real Madridi fitoi përballjen me francezët me rezultat 1-0, pas një goli të zëvendësuesit Nacho, por nuk ishte aspak skuadra dominonte në fushë.
Skuadra nga kryeqyteti francez rrezikoi disa herë seriozisht portën e Keylor Navasit, ndërsa në pjesë të caktuara të 90-të minutëshit pati kontrollin e ndeshjes.
Prandaj Ramos ka kërkuar që të punohet shumë dhe të reflektohet, në mënyrë që ajo ndeshje të mos përsëritet.
“Nuk ishte e rehatshme, por treguam disa gjëra të mira”.
“Duhet të bëjmë shumë analiza. Luajtëm më mirë në Paris. Por futbolli është i tillë. Duhet të jemi të lumtur me pikët, por edhe të punojmë për t’i përmirësuar gabimet”.
“Lajmi i keq është që Marcelo u lëndua. Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze dhe që ai të kthehet. Duhet t’i zbrazim dhomat e mjekimit të klubit”.