Lajmet e fundit
“Ne jemi gjallë në garën tonë të preferuar, Ligën e Kampionëve. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, të bashkuar dhe të bindur se Real Madridi që të gjithë njohim do të kthehet shumë shpejtë”

Sergio Ramos e ka pranuar se Real Madrid është në krizë, por ka porositur kundërshtarët të mos gëzohen fort, pasi shpejtë do të kthehet në formën më të mirë.
Real pësoi humbje shokuese nga Tottenham Hotspur me rezultat 1-3, të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros të fazës së gurpeve në Ligën e Kampionëve.
Menjëherë nisën reagimet për krizën nëpër të cilën po kalojnë Los Blancos, për ç'gjë ka reaguar kapiteni, duke paralajmëruar rikthim të fuqishëm.
“Ne e kuptojmë se tifozët mund të mos jenë të kënaqur pas rezultateve në ndeshjet e fundit. Por Real Madrid gjithmonë lufton dhe nëse dikush mendon se ne kemi përfunduar, atëherë shumë shpejtë do t’i kthejmë në vendin e tyre”.
“Nga përvoja ime në Real, kur humbet disa ndeshje, atëherë njerëzit fillojnë të flasin për krizë. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të bashkuar”.
“Ne jemi gjallë në garën tonë të preferuar, Ligën e Kampionëve. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, të bashkuar dhe të bindur se Real Madridi që të gjithë njohim do të kthehet shumë shpejtë”.