Lajmet e fundit
Mbrojtësi spanjoll e vlerëson punën e Rafa Benitez, por nuk dëshiron të komentoj ardhjen e tij në Madrid.

Sergio Ramos foli për mediat pas arritjes së tij në kampin stërvitor të kombëtares spanjolle, të hënën.
Mbrojtësi spanjoll nuk deshi të komentoj për spekulimet lidhur me ardhjen e Rafa Benitez, por nuk e pati problem që ta vlerësojë punën e tij, si edhe ndërrimin e trajnerit e Carlo Ancelottin.
“Derisa të ketë një lajmërim zyrtar nga klubi, ne nuk mund të bëjmë komente. Por, mund të them që ai është trajner i mirë e me përvojë”.
“Trajneri i jep balasë dhe siguri skuadrës. Prandaj është mirë që të njihen mirë dhomat e zhveshjes dhe sa më gjatë që qëndron aty, aq më mirë. Por, kur ndërrimet vendosen sepse mendohet se ashtu është më mirë, atëherë ne duhet të pajtohemi me ata që marrin ato vendime”.
“Ancelotti ka qenë i jashtëzakonshëm, i ka dhënë shumë klubit. Prandaj, fansat vazhdojnë ta pëlqejnë, si person dhe si trajner. Ai na dha tituj që na mungonin për shumë kohë, por ne nuk mund të jetojmë në të shkuarën”.