Instikti i Sergio Ramos për të shkëlqyer atëherë kur ekipit i duhet më shumë i ka siguruar vend në hollin e nderit të Real Madridit. Ramos e ka në veten e tij të ngrisë performancën në ndeshje të mëdha, për të kthyer gjithçka në favor. Spanjolli jo vetëm që shënoi golin e barazimit për t’i çuar mbretërit drejt “Të dhjetës”, por kyq ishte edhe në Kupën e Botës për Klube, ku gjithashtu shënoi me kokë.
Kurdoherë që Real Madridit i duhet dikush që të shpërfaqë magji Ramos është ai që merr gjithçka në duar.
Kur këtë sezon ‘Los Blancos’ ishin në deficit prej dy golash në Kupën e Mbretit ndaj Atletico Madrid dhe gjithçka dukej kundër tyre, ishte Ramos ai që dha gjithçka për të ndërruar rezultatin, duke shënuar me kokë për të barazuar rezultatin.
Nëse kthehemi edhe më prapa në kohë, vitin e kaluar kundër Bayern Munchen në Allianz Arena, ishte Ramos që shënoi dy herë me kokë për tu siguruar mbretërve finalen ndaj Atletico më pas edhe titutllin kampion.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.