Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Brazilit ka shprehur lumturinë e tij pas vazhdimit të kontratës me Blutë deri në vitin 2019-të.

Mesfushori i Chelseas, Ramires ka konfirmuar se e ardhmja e tij do të jetë e lidhur me skuadrën nga Stamford Bridge deri në vitin 2019.
Braziliani kaloi në Londër në edicionin 2010-11 nga Benfica, pasi dy skuadra arriti të fitonte Premierligën dhe Kupën FA nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
Që atëherë Ramires ka regjistruar 241 paraqitje për klubin dhe është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës me skuadrën e udhëhequr nga Jose Mourinho.
“Unë dhe familja jemi të lumtur në Londër sepse në pesë vitet e fundit kam arritur shumë suksese me skuadrën”.
“Shpresoj që të jem pjesë e rëndësishme e sukseseve të ardhme të skuadrës”.