Lajmet e fundit
Mesfushori i Bluve ka insistuar se nuk ka shpjegim logjik për paraqitjet e dobëta të skuadrës, por ka ritheksuar se të gjithë e përkrahin trajnerin.

Ramires ka thënë se Jose Mourinho ka besimin e plotë të skuadrës, duke insistuar se janë të fokusuar në përmirësim të paraqitjeve.
Chelsea, skuadra kampione në fuqi e Premierligës, ka pësuar pesë disfata në dhjetë ndeshje këtë edicion.
Kjo ka bërë që presioni në portugezin të rritet, por Ramires ka thënë se lojtarët qëndrojnë pas tij.
"Nuk po punojmë kundër Mourinhos".
"Nëse shikon ndeshjet tona të fundit mund ta vëresh angazhimin e lojtarëve, punën e madhe që bëjnë".
"Kurdo që nuk luajmë mirë ne gjendemi nën kritika, por këto janë normale".
"Por është e pamundur të shpjegohet forma nëpër të cilën po kalojmë".