Lajmet e fundit

Koordinatori artistik i festivali "Rame Lahaj International Opera Festival", Besmir Vokopola, ka treguar për risitë që do të jenë sonte në këtë festival.
Për Klan Kosovën, ai tha se kjo do të jetë një mbrëmje vërtet shumë e veçantë, e titulluar Ensemble Evening.
“Këtë vit kemi nderin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm të mikpresim njërën prej yjeve të operës më të njohura në botë, e cila ka performuar në teatrot më të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mezzosopranon Anita Rachvelishvili, e cila, së bashku me maestro Nikoloz Rachveli dhe ansamblin e festivalit ‘Rame Lahaj’, do të sjellë një program shumë të larmishëm".
"Anita do të interpretojë disa nga ariet me të cilat ka performuar në skenat më prestigjioze të botës, nga operat më të njohura si Carmen apo Samson et Dalila, dhe më pas do të bëjë një gërshetim me këngë të prejardhjes së saj gjeorgjiane, me këngë italiane dhe me ritme nostalgjike të tangos argjentinase”, deklaroi Vokopola.
https://www.youtube.com/watch?v=_ezseq-c5CA