Ditëve të fundit disa kryetarë komunash ngritën dyshime për mos raportim të numrit të saktë të të gjitha viktimave si pasojë e COVID-19.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, i demantoi këto dyshime duke deklaruar se që nga fillimi i pandemisë raportimi i vdekjeve dhe rasteve të reja bëhet çdo 24 orë, njofton Klankosova.tv.
“Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë, 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës. Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, tha Ramadani.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.