Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është duke vazhduar pa asnjë ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky projekt do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.
"Vijon pa ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë, ku aktualisht në "Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë", kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike"
"Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë", ka thënë Rama. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.