Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve.
Ai, me anë të një shkrimi në platformën X, ka pohuar se ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Evropiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re.
"Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash, për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Sistemit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin e pakicës sonë të mbetur vendosmërisht me shpresë tek drejtësia, në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm një drejtësi e re dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë", ka thënë Rama. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.