Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u dha ultimatum autolarjeve që të ndërpresin aktivitetin e tyre, para se të marrin gjobë.
Ai shpërndau një video në rrjetin social Facebook, përmes së cilës thotë se asnjë autolarje nuk do të qëndrojë më mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare e platforma betoni.
“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare e nëpër platforma betoni aty ku duhet të jetë lulishtja e lagjes, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedis”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.