Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë fjalën në Asamblenë e Këshillit të Europës në Starsburg të Francës.
Kryeministri shqiptar pritet që të flasë për qëndrimet e Shqipërisë ndaj raportit të Dick Martyt për trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë, teksa ka bërë të ditur se fjalën do ta marrë në ora 15:30, njofton Klankosova.tv.
“Mirëmëngjes dhe rrugës drejt Strasburgut, për t’iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.