Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën zyrtare në Londër. Ai është takuar këtë të enjte me kryetarin e Parlamentit Britanik, Lindsay Hoyle.
Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej në këtë takim nga ministrat Delina Ibrahimaj dhe Bledi Çuçi, ambasadori shqiptar në Britani, Qirjako Qirko, dhe ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.
“Gjithë të mirat kryeministër, shihemi sërish”, dëgjohet të thotë në fund Hoyle.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka lënë shënimet e tij në një bllok në Westminster, aty ku janë të vendosura zyrat e Parlamentit Britanik.
Kujtojmë që më vonë, kryeministri Edi Rama do të takojë homologun e tij, Rishi Sunak./tvklan.al/
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.