Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sot në Durrës do të zgjedhin ekipin e ri drejtues të Partisë Socialiste.
Në Facebook, ai ka thënë se do të nisin punën për të ndërtuar skuadrën e re përfaqësuese PS2030 për Shqipërinë.
"Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për Shqipërinë2030, ju uroj të diel të bukur", ka thënë Rama. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.