Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia janë bashkuar në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.
Ai është shprehur se është nënshkruar marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, përcjell Klankosova.tv.
"Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri", thuhet tutje në shkrimin e Ramës në Facebook.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.