Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar lajmit për mbërritjen e helikopterëve të parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë, raporton Klan Kosova.
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.