Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka postuar disa fotografi ku shihen pjesëtarë të personelit mjekësor të Kosovës duke u vaksinuar në Kukës kundër COVID-19.
Rama në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar "Jena1", njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se të enjten, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka konfirmuar sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t'u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
https://klankosova.tv/syla-rama-konfirmoi-500-vaksina-per-punetoret-shendetesore-nga-kosova1/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.