Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar Klodjan Brahon, i cili është zgjedhur në pozitën e drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Përmes një postimi në X, Rama tha po ashtu se SPAK-u do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet, transmeton Klankosova.tv.
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, ka shkruar Rama.
https://klankosova.tv/zgjidhet-kreu-i-ri-i-spak1/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.