Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Ergodan për marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy vendeve.
Ai shprehet se marrëveshja më e mirëpritur nga ana e Shqipërisë është ajo e arsimit, njofton Klankosova.tv.
“Së pari dua ta përsëris dhe një herë, për të disatën herë që kur presidenti ngjiti shkallët e kësaj godine. E falënderoj dhe shprehi mirënjohjen më të sinqertë për vizitën sot në Tiranë”.
“Jam vërtetë shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, ku jo vetëm konfirmuam vendosmërinë për ta forcuar më tej komunikimin strategjik të këtij bashkëpunimi, por edhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënie”, tha Rama.
“Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë që takohemi dhe me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve”.
“Ambicia jonë është që sa më shpejt tavanin e 2 miliardë eurove për të çelur një fazë për edhe më shumë të këtyre shkëmbimeve”.
“Numri i turqve gjatë 8 muajve të arë të këtij viti është rritur me 85 për qind, dhe nga ana tjetër duke parë interesimin në rritje të agjencive ne jemi besimplotë që numri vitin e ardhshëm do jetë edhe më mbresëlënëse. Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë në sektorin e turizmit nga ana turke. Më e rëndësishmja ishte firmojsa e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Turqisë në Tiranë”, u shpreh Rama.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.