Kryeministri shqiptar Edi Rama, të dielën pritet që të vizitojë Greqinë.
Kjo u komentua goxha shumë, për shkak të raporteve aktuale mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Etmond Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare ne Greqi, thotë se janë marrë masa që siguria e shefit të qeverisë shqiptare, të jetë prezente.
“Zotëri Rama ka njoftuar që nuk do të ketë asnjë takim me asnjë figurë të politikës greke, thjesht një vizitë specifike vetëm për shqiptarët që jetojnë në Greqi”, u shpreh ai.
“Sigurisht që (për sigurinë e tij) janë marrë masa, shteti i Greqisë është një shtet i konsoliduar, shtet demokratik, që i përket familjes evropiane. Pavarësisht se takimi është privat, ai në çdo rast është kryeministri i Shqipërisë”, tha tutje Guri, në Info Magazine.
https://www.youtube.com/watch?v=cgFl4lKkeWE
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.