Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024, i cili po mbahet në Pragë.
Takimin e parë, shefi i qeverisë shqiptare e zhvilloi me presidenten e rizgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton Klankosova.tv.
“Pragë - Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.
Në Pragë ka udhëtuar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në këtë forum.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.