Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë fotoalbumin e vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Tiranë.
Dje, më 9 tetor, Rama dhe Erdogan nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme, atë për bujqësi, arsim dhe marrëdhënie me publikun, raporton Klankosova.tv.
Ata po ashtu përuruan Xhaminë e Namazxhasë, më të madhen në Ballkan.
“Mirëmëngjesi me Fotoalbumin e vizitës së një Miku të Madh të Shqipërisë e shqiptarëve dje në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.