Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar ditën e parë të stinës së Pranverës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se bashkë me fëmijët e kryeqytetit kanë mbjellë lulet e para për këtë sezon, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo, përveç tjerave, është zhvillim i kulturës së të përbashkëtës dhe kujdesit për hapësirën publike. Fëmijët duhet me u rrit duke e ditë që hapësira publike është e përbashkët. Ajo është e jona, prandaj duhet me e mbrojt, me u kujdes për të dhe me e respektu çdo ditë”, ka shkruar Rama.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.