Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shprehur mbështetje për deklaratën e emisarit të SHBA-së, Richard Grenell, i cili theksoi se burgimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të marrë fund.
Në një koment të tijin, Rama theksoi ndër tjera se kjo çështje po shndërrohet në një njollë për sistemin e drejtësisë ndërkombëtare, duke shtuar se sa më shumë që vazhdon ky proces, aq më shumë drejtësia ndërkombëtare dëmton veten, transmeton klankosova.tv.
''Absolutisht! Dhe sa më shumë që vazhdon, aq më e madhe bëhet njolla mbi trupin e drejtësisë ndërkombëtare!'', thuhet në reagimin e tij të cilin e dha me rastin e ndarjes së qëndrimit të sotëm të Richard Grenell në X për lirimin e Thaçit.
https://klankosova.tv/grenell-permend-jack-smithin-kerkon-qe-te-ndalet-burgimi-i-padrejte-i-thacit-ne-hage/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.