Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).
Siç ka njoftuar vet kryeministri, ai u prit në Riad nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, transmeton Klankosova.tv.
“Riad, Arabia Saudite - Pritja nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit”, ka shkruar shkurt Rama në Facebook.
Ndryshe, në FII po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.