Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se ky krim tronditi mbarë botën.
Rama, mes tjerash theksoi se Masakra e Reçakut do të qëndrojë përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet, njofton Klankosova.tv.
“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, shkroi Rama.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.