Lajmet e fundit

Anëtarët e “Ballkanit të Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që mbahet më 23 dhe 24 qershor.
Këtë sapo e ka konfirmuar, kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton KlanKosova.tv.
“Do të marrim pjesë në samitin e Këshillit të BE-së. S’do të ketë shumë për t’u dëgjuar nga ne por do të ju kërkojmë që të na dëgjoni për idenë e një Komunitetit të Ri Politik Evropian, të cilin ne e mbështesim, për “Ballkanin e Hapur” i cili shtyn përpara shpirtin e Evropës dhe mbi grabitjen tonë nga Bullgaria e cila e shkatërron atë”, ka shkruar Rama.
Lidhur me këtë vendim është deklaruar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ne jemi të vetëdijshëm se temat që do të diskutojmë në samit nuk do të jenë të lehta, por pjesëmarrja jonë do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin tonë në rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
“Gjithashtu u ra dakord që ne do të vazhdojmë luftën për dialog si modeli kryesor dhe i vetëm korrekt për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, me përpjekje për të forcuar besimin e ndërsjellë dhe për të intensifikuar komunikimin me zyrtarët e Unionit, gjithçka për të vazhduar luftën për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë", thuhet në deklaratën e presidencës serbe, transmeton Klankosova.tv