Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kryer një inspektim në bypass-in e Vlorës së bashku me Komisionerin për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi. Pas inspektimit Kryeministri Rama dhe Komsioneri Várhelyi kanë dhënë një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur dhe tek çështja e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
"Sot, është një ditë shumë e bukur këtu dhe kënaqësi e jashtëzakoshme të ngjitesh për të shijuar këtë panoramë të Vlorës dhe të gjirit të Vlorës, por është dhe një ditë ku komisoneri do të mund të na thotë diçka më shumë lidhur me atë që ne presim dhe që është fillimi formal i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjërat i kemi thënë. Aktualisht Parlamenti i RMV është i mbledhur me shpresë për të miratuar në fund të një debati tejet të politizuar, me atë që quhet propozimi i fundit francez. Shqipëria nuk ka asgjë të bëjë më shumë sesa të presë dhe mundësisht të shohim dritën jeshile të ndezuar një orë e më parë".
"Do të përsërisim të njëjtën gjë që pavarësisht aspektit formal, ne do të vazhdojmë përditë njësoj sikur negociatat të ishin hapur që atëherë kur duhet të ishin hapur me investimet, me financimet dhe falë planit ekonomik të investimeve nën kujdesin e Olivér Várhelyi dhe me punën e përbashkët me qeverinë holandeze për të siguruar që të kemi propozime konkrete në Samitin e Pragës në Tetor se si mundet që të përputhen në hapa konkretë që nuk e ndryshojnë dhe as e zëvendësojnë procesin e hedhjes së hapave për në BE, por që e përshpejtojnë përfshirjen e Shqipërisë në gjirin e Europës së Bashkuar. Po ju presim me një super diell në super gjirin e Vlorës dhe me bindjen se ju do ta shijoni këtë kënaqësi këtë që është Vlora"./tvklan.al/