Lajmet e fundit

17:16 - Rama: Thaçi dha dorëheqje në mënyrë të hirshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dhënë dorëheqje në mënyrë të hirshme dhe, sipas tij, në mënyrë të përsëritur kishte deklaruar se i besonte drejtësisë ndërkombëtare.
“Thaçi dha dorëheqje në mënyrë të hirshme, u largua me dinjitet nga zyra, në mënyrë të përsëritur deklaronte se i besonte drejtësisë ndërkombëtare sepse në fund të fundit për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik dhe është ende atje në Hagë Josef K. i gjallë, ende në burgim, krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si murtajë dhe ndikoi poklitikën dhe institucionet ndërkombëtare, megjithatë mos ma merrni për të keq, nuk jam këtu të vë në dikustim as dhomat e specializuara të Kosovës, as asgjë që lidhet me procesin gjyqësor”, ka thënë Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
17:13 - Rama i kundërpërgjigjet përfaqësueses serbe: Ku janë organet e trafikuara? Nuk ka
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është kundërpërgjigjur përfaqësueses serbe në Këshillin e Evropës.
Ai tha se edhe pas 11-vjetëve nuk janë vërtetuar pretendimet e ish-senatorit zviceran Dick Marty, lidhur me trafikimin e organeve nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës.
Rama tha se nuk ka trafikim të organeve.
"Jemi 11 vjet më pas. Ku janë organet e trafikuar? Nuk ka. Pra, nuk është e patakt zonjë, që të thërrasësh këtu, e t'u kërkosh të gjithëve këtu që të vënë në vend besueshmërinë e vet dhe të rivendos besimin e njerëzve tek ata".
"Dhe nuk është e patakt që të ndash me ju fakte. Dhe mund ta kuptojë, në fakt i vetmi person që do ta kuptoja nga ajo se çka dëgjova është kolegia serbe, ajo është e tronditur, natyrisht do të duhet kohë për Serbinë që ta përthith e të jetojë me këtë dhe në fund të bëj njohjen e Kosovën dhe së bashku të ndërtojnë paqen".
Edi Rama, në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka propozuar rezolutë kundër raportit të Dick Martyt, që i fajëson ish-krerët e UÇK-së për trafikim organesh të njerëzve.
16:48 - Rama për të arrestuarit e Speciales: E vërteta e Kosovës është e njohur për ata që e kanë zemrën në vendin e duhur
Raportin e ish-senatorit Dick Marty dhe shndërrimin e tij në rezolutë në Këshill të Evropës e ka quajtur mizor dhe të tmerrshëm, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
“Është shtrembërim i dinjitetit njerëzor. Jam këtu për ju, jo për t’i fajësuar paraardhësit tuaj. Jam këtu të ju them se si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këshillit, bota e drejtësisë u kthye përmbys. Viktima u kthye në kriminel. Kërkimi për të vërtetën u kthye në një përsëritje të pafundme gënjeshtrash”, është shprehur Rama, njofton KlanKosova.tv.
“Luftëtari u shndërrua në një krye të një bande mafioze. Një udhëheqës që ëndërron paqen u shndërrua në kriminel lufte. Lufta çlirimtare u shndërrua në histori të trafikimit të organeve. Nuk jam këtu të lutëm për Kosovën, e vërteta e Kosovës është e njohur për të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe vësh për të dëgjuar, ata që e kanë zemrën në vendin e duhur”.
16:47 - Rama kërkon nga KiE raport tjetër vijues lidhur me akuzat e paprovuara ndaj UÇK-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Këshilli i Evropës një raport tjetër vijues në lidhje me akuzat e paprovuara për trafikimet e organeve nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka kërkuar ai në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, njofton Klan Kosova.
“Ju bëj thirrje të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e rezolutës, që kërkon një raport vijues në lidhje me akuzat e paprovuara për trafikimet e organeve nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – një krim ky që nuk është kryer dhe kurrë nuk do të duhej t’i atribuohej UÇK-së”.
Ai ka shtuar se një rezolutë e tillë nuk do t’i bënte nder Kosovës, por vetë Këshillit të Evropës.
16:33 - Rama eksploziv në Strazburg: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk duhet të kërkojë më kohë, bëjeni tani, jo për ne, për Evropën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës që të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion, që tashmë e ka dorëzuar aplikacionin.
“Shqipëria padyshim që do ta mbështesë. Ju bëjë thirrje që ta bëni edhe ju këtë. Nëse njohja e Kosovës nga Serbia merr kohë, atëherë pranimi i Kosovës nuk duhet të marrë më kohë, bëjeni tani, për të gjithë ne, bëjeni për Evropën jo për Kosovën”, ka deklaruar Rama, njofton KlanKosova.tv.
“Bëjeni për Evropën që po përballet me një luftë të shëmtuar. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, por pyetni se çfarë mendojnë tani”.
16:20 - Edi Rama në KiE: “Shtëpia e verdhë” s’ishte as e verdhë dhe as klinikë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Shtëpia e verdhë” për të cilën raporti i Dick Martyt pretendonte se janë nxjerrë organe njerëzish nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte as e verdhë dhe as nuk ishte klinikë.
Kështu ka thënë ai në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, njofton Klan Kosova.
“Raporti përqendrohet dhe e vendos një theks të veçantë tek një vend specifik mjekësor, një shtëpi e verdhë ku ishin përqendruar operacionet”.
“Kjo shtëpi nuk është e verdhë dhe as klinikë, është një shtëpi prej të shumtave në një zonë të thellë të Shqipërisë. Vetë fshati ndodhet në një zonë shumë të largët të Shqipërisë”.
“Ky nuk ishte vendi ideal për heqjen e organeve. Imagjinojeni të heqësh organe, pa rrymë, pa ujë dhe pa rrugë – e lerë më pa pajisjet e specializuara”.
“Ndërkohë edhe fshatarët kanë thënë se nuk kanë parë dhe dëgjuar të tilla gjëra”.
Tutje, Rama i ka ftuar të pranishmit në Këshillin e Evropës që të shkojnë dhe ta vazhdojnë shtëpinë në fjalë në mënyrë që ta vërtetojnë se pretendimet e Martyt ishin një gënjeshtër e madhe.
Më tej, ai duke iu referuar raportit të Dick Martyt, ka thënë se nga duart e Këshillit të Evropës u shpërnda lajmi më i tmerrshëm i rremë.
16:17 - Rama në KiE për luftën në Kosovë: Të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit s’kanë gjetur paqen e varrit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pos Shqipërisë ka folur edhe për luftën në Kosovë në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
Ai ua kujtoi përfaqësuesve të shteteve anëtare, se gjatë luftës së Kosovë nga operacioni i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq, u zhvendosën qindra mijëra civilë. Rama poashtu theksoi se vdiqën mijëra njerëz, e 20 mijë gra u përdhunuan.
“Një operacion i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq solli zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, mijëra vdiqën, 20 mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare nga organizatat ndërkombëtare”.
“Ndërkohë që flasim, rreth 1 mijë e 600 persona janë ende të zhdukur, të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit nuk kanë gjetur edhe paqen e varrit”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
16:02 - Rama në Këshill të Evropës: Republika e Kosovës, jo “Kosovo” - paralele e paqëndrueshme krahasimi me Krimenë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Ai ka thënë se nuk është aty për të folur vetëm për Shqipërinë.
“Kthimi i historisë nga konflikti në bashkëpunim kërkon vullnet dhe besim të ndërsjellë edhe midis institucioneve ndërkombëtare. Nëse ato dështojnë të sjellin drejtësi, atëherë kjo kalon tragjedinë personale”, është shprehur Rama para asamblesë, njofton Klan Kosova.
“Shqipëria vazhdon ta ndërtojë të ardhmen me trashëgiminë e së kaluarës. Serbia tani është një partner i ëndësishëm brenda Ballkanit të Hapur. Evropa për ne është projekt ekzistencial. Historia nuk ka qenë e kujdesshme me ne, nuk kemi mundur që të zgjedhim se ku përkasim”.
Në fjalën e tij Rama e ka përmendur edhe Kosovën, duke kërkuar që të mos i drejtohen me “Kosovo”
"Është Republika e Kosovës. Nuk është kurrë vonë për të përmirësuar gabimet".
“Sikur Ukraina sot, Republika e Kosovës është përballur pak dekada më parë. Ka përpjekje që të tërhiqen paralele midis Krimesë dhe Republikës së Kosovës, çka është e paqëndrueshme”.