Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me lajmin për përfundimin e procedurave nga ana e Kanadasë për marrëveshjen e njohjes reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.
“SUPERLAJM! Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë".
"Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, ka shkruar Rama./tvklan.al/