Lajmet e fundit

Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian të banalizohet dhe që njerëzit ta ndjejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme, sepse është tërësisht e pavërtetë”, deklaroi Rama.Sipas tij, afrimi me BE-në do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e shqiptarëve, veçanërisht për brezin e ri, shkruan A2cnn, transmeton Klankosova.tv.
Ky është një proces historik për një arsye, por është gjithashtu një proces historik për ekonominë e kujtdo. Është ekonomia e atyre që sot janë të rinj dhe të reja që do të përfitojë më shumë nga ky proces”, tha kryeministri.Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për disa programe të reja qeveritare, përfshirë mbështetjen për bizneset përmes garancisë sovrane, që sipas tij do të ndihmojë kompanitë të rrisin kapacitetet dhe të kenë më shumë akses në financim.