Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka dëshiruar mirëseardhje tifozëve të skuadrës italiane Roma, për finalen e Konferencë League, që ky e ekip e zhvillon në Tiranë me skuadrën holandeze Feyenord.
Por, mikpritjen Rama e ka shprehur në mënyrë unike duke e shpërndarë një postim të Romës, e ku ftoheshin tifozët ta mësyejnë Tiranën, derisa si ilustrim ishte dhënë fotografia ikonike e dyndjes së shqiptarëve për Itali në fillim të viteve të '90-ta të shekullit të kaluar.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.