Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur kundërshtarëve të tij politikë - kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës atij të Partisë së Lirisë, Ilir Metës mbi çështjen e investimit për Portin e ri të Durrësit.
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Reagimi ka ardhur pas akuzave që janë hedhur kundrejt kabinetit të tij lidhur me procedurat, të cilat lidhen me investimin e madh prej 2 miliardë eurosh, për ngritjen e portit turistik në Mesdhe.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.