Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës që të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion, që tashmë e ka dorëzuar aplikacionin.
“Shqipëria padyshim që do ta mbështesë. Ju bëj thirrje që ta bëni edhe ju këtë. Nëse njohja e Kosovës nga Serbia merr kohë, atëherë pranimi i Kosovës nuk duhet të marrë më kohë, bëjeni tani, për të gjithë ne, bëjeni për Evropën, jo për Kosovën”, ka deklaruar Rama, njofton KlanKosova.tv.
“Bëjeni për Evropën që po përballet me një luftë të shëmtuar. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, por pyetni se çfarë mendojnë tani”.