Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar nismës së dhurimit të gjakut.
Përmes një videoje të postuar në llogaritë e tij në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare tha se “me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, po edhe ripërtërin organizmin e vet”.
“Kryeministria si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut. Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, po edhe ripërtërin organizmin e vet”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.