Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur në telefon me homologun e tij britanik, Rishi Sunak, këtë të premte.
Kjo u bë e ditur nga qeveria britanike, përmes një njoftimi për shtyp.
Aty thuhet se pikë e rëndësishme e bisedës ishte partneriteti mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për migracionin, ku sipas kryeministrit britanik është bërë përparim i fuqishëm.
Në njoftim thuhet se kryeministrat do të diskutojnë për këtë çështje edhe në takimin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Korrik në Britaninë e Madhe, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.
Biseda nisi me tregtinë dhe investimet, marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, vazhdoi me diskutimet për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, me Kosovën dhe Bosnjen si dy pikat më të nxehta dhe me tensionet në Lindjen e Mesme.
Rama dhe Sunak u takuan një vit më parë në zyrën e këtij të fundit në Londër, takim i cili u pasua me marrëveshjen për riatdhesimin e emigrantëve nga Shqipëria që kanë hyrë me rrugë të jashtëligjshme në Britaninë e Madhe.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.